...:::[AHG-CREW]::::....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

...:::[AHG-CREW]::::....

Welcome To AHG-CREW
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Reshat Arbana rikthehet ne TK me nje "Fershellime ne erresire"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
H4CK3R IMPORT4L=)
Admin
H4CK3R IMPORT4L=)


Numri i postimeve : 164
Join date : 12/12/2008

Reshat Arbana rikthehet ne TK me nje "Fershellime ne erresire" Empty
MesazhTitulli: Reshat Arbana rikthehet ne TK me nje "Fershellime ne erresire"   Reshat Arbana rikthehet ne TK me nje "Fershellime ne erresire" Icon_minitimeFri Dec 26, 2008 12:49 am

Reshat Arbana rikthehet ne TK me nje "Fershellime ne erresire"

Qe Reshat Arbana i ka munguar skenes se Teatrit Kombetar, kjo mund te kuptohet nga kenaqesia me te cilen eshte pritur rishfaqja e tij ne medie. Me rastin e fillimit te sezonit te ri artistik ne TK, ka qene regjia e Spiro Dunit, qe do sjelle per publikun shqiptar nje shfaqje te re te autorit irlandez Tom Merfi. "Fershellime ne erresire" do te jete ne fundjave ne skenen e TK-se per tre dite me radhe.

Mjeshtri Arbana ka qene jo vetem shume i emocionuar, por edhe i entuziazmuar nga ky rol: "Kemi punuar shume per te realizuar kete shfaqje dhe do te ishte mire qe publiku ta shihte punen e gjithsecilit nga ne. Ejani ne teater!", ka bere ai nje thirrje publike, ne nje prononcim mediatik. Kurse regjisori Duni, qe e ka perzgjedhur vepren "Fershellime ne erresire", eshte i bindur se ajo ka shume parelelizma me realitetin shqiptar te diteve tona. Ne fakt, nuk ndodh ndryshe, sepse ajo i largohet sentimentalizmave dramatike aq te zakonshme dhe te dashura per shqiptaret dhe jep realitetin e tharte te ekzistences. "Veprat e Merfit shpesh kane fund te ashper dhe tragjik", do te shprehej Arbana.

Nje mjedis i ashper mashkullor, i cili dikton me brutalitetin, perben linjen kryesore te vepres. Dhuna eshte qe nga kreu i familjes dhe zbret poshte tek femijet e tij. Dhunen e pjell kjo lloj varferie dhe injorance, kjo ashpersi e pamat e ekzistences se jetes. Me mire se kaq nuk mund t'i shkonte realitetit shqiptar, sipas regjisorit te saj. "Shqiperia eshte nje nga ato vende qe duhej ta vinte ne skene kete shfaqje. Ne ditet e sotme, ajo i pershtatet me teper vendit tone, sesa Irlandes"-shprehet ai. "Fershellime ne erresire" do te interpretohet nga nje grup i mire aktoresh, per te cilet regjisori ka menduar qe duhet te kene edhe nje perqasje fizike me personazhet, pervec aftesive interpretuese qe duhet t'i veshin rolit.

Thuhet se nga teksti origjinal jane bere thjesht disa modifikime, per ta pershtatur me realitetin shqiptar, qe te mos cenoje asgje nga trajtimi i ngjarjeve. Besohet qe Merfi te jete ne salle, sipas nje zakoni te tij, qe i shikon vete dramat e tij, kudo qe te jene neper bote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://hacking-importal.albanianforum.net
 
Reshat Arbana rikthehet ne TK me nje "Fershellime ne erresire"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
...:::[AHG-CREW]::::.... :: Kinemaja-
Kërce tek: