...:::[AHG-CREW]::::....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

...:::[AHG-CREW]::::....

Welcome To AHG-CREW
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Studentët e Akademisë së Arteve çojnë “Kallashnikov”-in në Durrës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
H4CK3R IMPORT4L=)
Admin
H4CK3R IMPORT4L=)


Numri i postimeve : 164
Join date : 12/12/2008

Studentët e Akademisë së Arteve çojnë “Kallashnikov”-in në Durrës Empty
MesazhTitulli: Studentët e Akademisë së Arteve çojnë “Kallashnikov”-in në Durrës   Studentët e Akademisë së Arteve çojnë “Kallashnikov”-in në Durrës Icon_minitimeFri Dec 26, 2008 12:48 am

Studentët e Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë kanë udhëtuar drejt Durrësit ku kanë ngjitur në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” shfaqjen “Kallashnikov”. Pjesa në fjalë i përket shkrimtarit hungarez Georg Gabor dhe është përshtatur për aktualitetin shqiptar nga Jetjona Sinani dhe pedagogu i saj udhëheqës Donard Hasani. Komedia zhvillohet brenda një dhome, në të cilën katër personazhet luajnë me njëri-tjetrin me pushtetin që u jep automatiku kallashnikov që kalon sa nga një dorë në tjetrën. Studentët që kanë aktruar në këtë komedi janë Devis Muka, Florian Agolli, Klodian Hoxha dhe Besmir Bitraku. Ata arritën të krijojnë personazhe dhe situata të veçanta, ku nuk mungoi ngjallja e ndjenjës së humorit te publiku. Mesazhi i komedisë është që të tregojë sesa e rrezikshme mund të bëhet loja me pushtetin, kur ky përdoret për qëllime të ngushta personale. Publiku, gjithashtu i përbërë kryesisht nga spektatori i një moshe relativisht të re, e ka mirëpritur me entuziazëm këtë shfaqje, duke e shoqëruar herë-herë edhe me duartrokitje.

Marre nga Gazeta Albania Online
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://hacking-importal.albanianforum.net
 
Studentët e Akademisë së Arteve çojnë “Kallashnikov”-in në Durrës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
...:::[AHG-CREW]::::.... :: Kinemaja-
Kërce tek: