...:::[AHG-CREW]::::....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

...:::[AHG-CREW]::::....

Welcome To AHG-CREW
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Animacioni me treg fiktiv

Shko poshtë 
AutoriMesazh
H4CK3R IMPORT4L=)
Admin
H4CK3R IMPORT4L=)


Numri i postimeve : 164
Join date : 12/12/2008

Animacioni me treg fiktiv Empty
MesazhTitulli: Animacioni me treg fiktiv   Animacioni me treg fiktiv Icon_minitimeFri Dec 26, 2008 12:47 am

Në edicionin e 6-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Tiranë, në kategorinë e filmit të animuar konkurrojnë katër regjisorë shqiptarë. Gjin Varfi është ndër ta. Filmi i tij “Bishtëprerat” një realizim në teknikën me kukulla, u projektua dje. Varfi mbetet brenda modelit tradicional të filmit të animuar shqiptar, model thelbi i të cilit është fabula.

Një histori e treguar me kafshë por që përcjell moral për njerëz. Në këtë rast bëhet fjalë për aksidentimin e “Miss dhelprës”. Kafsha e vlerësuar për bishtin më të bukur të pyllit, përpiqet që këtë aksident ta manipulojë si sukses të ri deri sa...

“Bishtëprerat” është trajtuar në formën e një përralle: një histori me kafshë, me moral për njerëz. Një model me të cilin tradicionalisht u është folur fëmijëve. Ju e mbani parasysh se cilës grupmoshë do t’i drejtoheni?

Problemi qëndron te politikat e prodhimit, probleme që kanë qenë dhe do të mbeten. Shoqëria nuk mund të ndahet në pjesë sepse do të biem në gabimin e kategorizimit. Fëmijët nuk mund ti lësh pa parë filma. Nuk mund të thuash që unë po bëj një film që ka një mesazh për jetën, ekzistencializmin etj. dhe të përjashtosh një grup moshe. Edhe “Shreku” që është një film me metrazh të gjatë është brenda konceptit të aventurës për fëmijë.

Filmat e animuar i drejtohen të gjithëve. Ndonjëherë nuk i drejtohen asnjeriu, i drejtohen vetvetes. Ndonjë film bëhet edhe për të reflektuar gjendjen konfuze të autorit.

Me sa buxhet e keni realizuar?

Me këtë problem është marrë shtëpia filmike. Unë nuk di saktësira në këtë kuptim. Është Qendra Kombëtare e Kinematografisë që sponsorizon. Me anën financiare është marrë shtëpia filmike “Maku Production”.

Si ju duket gjendja e animacionit?

Plot me probleme siç është gjithë shoqëria jonë, në tranzicion. Edhe problemet e krijimtarisë artistike mund t’i quajmë “probleme tranzicioni”.

Po marrëdhënia me teknikat bashkëkohore të të bërit film?

Ky është një problem mundësish. Filmat e huaj mund të kenë një grup pune dhe komoditet për të punuar. Ne kemi vështirësi në gjetjen e personave që punojnë me filmin multiplikativ për arsye se pjesëtarët e stafit janë me honorare, nuk janë në vazhdimësi. P.sh. një operator merr pjesë në realizimin e një filmi. Pas përfundimit të projektit ai merret me një punë tjetër që nuk ka lidhje me animacionin, dhe për pasojë nuk ka vazhdimësi nga filmi në film, në mënyrë që ai të kualifikohet.

A nuk është dekurajuese kjo për të rinjtë?

Përfshirja e të rinjve është gjithmonë e mirëpritur për arsye se ata kanë entuziasmin e fillimit të një pune të re, kanë optimizmin (që e kemi pasur dhe ne kur kemi qenë të rinj). Kanë vështirësi të fitojnë një përvojë profesionale sepse kanë pak shanse për të provuar veten.

A kemi të drejtë të shqetësohemi për filmin e animuar që akoma vuan nga skematizmi?

Idetë e reja janë përhapur por ne si artistët që kemi një përvojë të caktuar na duhet që të rimodelohemi. Ky rimodelim korrespondon edhe me një pamundësi për ta realizuar. Sepse vërtet do të provosh një gjë të re, por mungon baza materiale.

Nga tradita e filmit multiplikativ, çfarë është “funksionale” sot?

Ajo që mund të quhet traditë, më tepër ka qenë e diktuar. Ka ekzistuar një uniformë që doje apo nuk doje, duhej ta vishje sepse nuk bëhej ndryshe. Unë mendoj se gjërat duhet të jenë vazhdimisht në lëvizje, nuk ke pse përqendrohesh vetëm në një mënyrë kur mund të eksperimentosh vazhdimisht. Unë vazhdoj të realizoj filma për fëmijë sepse më pëlqen ajo grup moshe.

Ka treg për këtë prodhim të rrallë?

Tregu këtu akoma është fiktiv sepse filmat vetë bëhen, vetë pëlqehen dhe vetë shiten. Akoma nuk janë krijuar strukturat për konsumin e filmit të animuar. Edhe ato ekzistueset, nuk parapëlqejnë ose nuk kanë mundësi reale që ta transmetojnë. Por shikueshmëria nuk është një tregues real. Sepse një stacion që transmeton filma të animuar i ka gjetur me çmim të lirë dhe i transmeton. I ngelet në dorë shikuesit t’i shohë apo jo.

Ju duken me vend zërat që thonë se mosprodhimi për pak kohë i filmave të animuar do të sillte në një të ardhme tjetër energji në këtë gjini?

Çdo zgjidhje që ofrohet ka anët pozitive dhe anët negative. Kjo ka të bëjë me politikat e filmit. Duhet mbyllur apo jo dhe për sa kohë duhet mbyllur... Ne si regjisorë kemi përgjegjësi vetëm punën. Anët e tjera nuk i menaxhojmë dot.

Marre nga Shekulli Online
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://hacking-importal.albanianforum.net
 
Animacioni me treg fiktiv
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
...:::[AHG-CREW]::::.... :: Kinemaja-
Kërce tek: