...:::[AHG-CREW]::::....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

...:::[AHG-CREW]::::....

Welcome To AHG-CREW
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 velinat

Shko poshtë 
AutoriMesazh
H4CK3R IMPORT4L=)
Admin
H4CK3R IMPORT4L=)


Numri i postimeve : 164
Join date : 12/12/2008

velinat Empty
MesazhTitulli: velinat   velinat Icon_minitimeSun Dec 14, 2008 3:42 am

velinat Velina10
Ato janë të treja shumë të bukura, vajza të reja që i njohin të gjithë. Luana dhe Livia fituan të drejtën për të qenë përsëri velinat e “Fiksit” edhe për këtë sezon, duke bërë të mundur që të jenë çdo natë para publikut të tyre në një program shumë të ndjekur.

Po kështu edhe Marina Vjollca, vajza që dikur ishte velinë, tani ka një program të sajin të cilin e drejton së bashku me Edi Manushin, i quajtur “Proçesi Sportiv”, një program për sportin i cili edhe pse shumë mashkullor e ka shumë të nevojshmë sharmin femëror që në këtë rast ia jep Marina. Siç e dini Marina dhe Luana janë motra dhe me siguri motra bionde e cila ka ardhur më herët në “Top Channel” ia ka bërë më të lehtë rrugën motrës brune, Luanës e cila tani është e angazhuar edhe si imazh i reklamës së Digitalb.

Paparaci ynë i ka fotografuar fundjavën e kaluar në një nga pubet e Tiranës ku vajzat ishin me një grup shoqërie dhe pinin vetë Redbull. Deri tani nuk kemi zbuluar ndonjë lidhje speciale të ndonjërës prej bukurosheve me ndonjë djalë. Por me siguri të tria vajzat janë shumë të pëlqyera nga djemtë.

LUANA E “FIKS FARE”, TË BRENDSHMET I KA “VICTORIA’S SECRET”

Balerina e “Fiks Fare” në “Top Channel” edhe pse shumë e re, preferon stilin klasik nga veshjet e përditshme e deri tek të brendshmet. Madje ka pohuar së fundi se i pëlqejnë takat, veshja klasike, e sportive, dhe sidomos e tërheqin shumë të brendshmet “Victoria’s Secret”. Duket se vajza simpatike, e ka hequr ndrojen edhe pse nuk ka shumë kohë që punon në televizion. Luana, vajza brune e këtij programi do të kërcejë dhe këtë sezon përkrah, Livias bionde, dhe do të ruajnë sërish të njëjtën ngjyrë të flokëve, pasi sekreti i velinave aty qëndron, që patjetër njëra është brune dhe tjetra bionde. Luana studion në vit të katërt të një shkolle të mesme private dhe është në të njëjtën klasë me të motrën, Marinën, ish - velinën bionde të “Fiks fare”. Ajo ka pohuar shpesh për mediat se edhe pse është vajzë e pjekur për moshën që ka, e tërheqin shumë romanet rozë, që i përshtaten natyrës së femrës. Përsa i përket veshjeve, që ajo përdor në punë apo mbrëmjeve, Luanën mund ta shohësh në të gjitha stilet, si sportive ashtu dhe klasike, dhe në ngjyra të ndezura. Dhe sa për të kompletuar shijet e saj për look-un, natyrisht që ka preference të veçanta për parfumin, dhe ai që i pëlqen është “Sexy 212”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://hacking-importal.albanianforum.net
 
velinat
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
...:::[AHG-CREW]::::.... :: V.I.P-
Kërce tek: