...:::[AHG-CREW]::::....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

...:::[AHG-CREW]::::....

Welcome To AHG-CREW
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Jo sot i dashur, më mirë po blogoj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
H4CK3R IMPORT4L=)
Admin
H4CK3R IMPORT4L=)


Numri i postimeve : 164
Join date : 12/12/2008

Jo sot i dashur, më mirë po blogoj Empty
MesazhTitulli: Jo sot i dashur, më mirë po blogoj   Jo sot i dashur, më mirë po blogoj Icon_minitimeFri Dec 26, 2008 12:45 am

Një anketë interneti e porositur nga Intel, ndërmjet të tjerave ka zbuluar se 46% e femrave zgjedhin më mire të rrinë pa seks sesa pa Internet për dy javë. Sasia shtohet për disa grupmosha; 49% e femrave të moshës 18 deri në 34, dhe 52% e femrave të moshës 35 deri në 44, preferojnë këtë të fundit.

Jo se meshkujt kane imunitet ndaj këngës së sirenës të quajtur Internet, por të dhënat e tyre nuk janë kaq dramatike. Rreth 30% e meshkujve në përgjithësi do të zgjidhnin Internetin mbi seksin për dy javë nëse do t'iu kërkohej kjo. Sipas anketës, 39% e meshkujve të moshës 18 deri në 34, mund ta bënin këtë sakrificë, nga vetëm 23% e meshkujve të moshës 35 deri në 44. Duhet theksuar se Inteli nuk kishte për qëllim të ilustronte aspektet e seksualitetit në kohërat moderne. Disa mund të përpiqen të provojnë të kundërtën, sepse, në radhë të parë të anketuarit përgjithësisht zgjidhen nga radhët e individëve që regjistrohen në faqet e anketave në Internet, dhe nuk janë përfaqësuesit më të paanshëm të përdoruesve të Internetit. (kompania e Harris Interactive i mblodhi këto të dhëna për Intelin nga anketimi i 2,119 të rriturve muajin e kaluar). Qëllimi i kompanisë, afërmendsh, ishte të shikonte domosdoshmërinë e Internetit për njerëzit–bile edhe gjatë periudhave me vështirësi ekonomike. Inteli e konsideron të rëndësishëm këtë faktor, meqë shumica e njerëzve futen ne Internet me anë të kompjuterëve që përdorin mikroprocesorë prodhuar nga Inteli. Natyrisht që anketa nxori dhe të dhëna të tjera që vërtetojnë faktorin e mësipërm: P.sh., 95% e të anketuarve thanë që ishte shumë e rëndësishme, e rëndësishme ose disi e rëndësishme që të kishin aparatura të cilat u lejonin qasjen në Internet, dhe 84% thanë që kanë kursyer shumë duke krahasuar çmimet e produkteve në Internet dhe duke gjetur pazaret më të leverdishme para se të blinin diçka. Por të rrimë shtrembër e të flasim drejt, këto të dhënat e fundit nuk na duken aq seksi. Don Clark

origjinali marrë nga The Wall Street Journal. Përshtatur nga bletë

Marre nga Peshku pa Uje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://hacking-importal.albanianforum.net
 
Jo sot i dashur, më mirë po blogoj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
...:::[AHG-CREW]::::.... :: Kinemaja-
Kërce tek: